14 Maji do të shënojë zgjedhjet e katërta në vend, që votuesit do të identifikohen nëpërmjet teknologjisë. Një javë para zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri testimin e pajisjeve.
“Skanojmë kartën dhe shfaqen të dhënat e zgjedhësit. Pasi të dhëant verifikohen, zgjedhësit i kërkohet të vendosë gishtin e madh të dorës së djathtë në skaner. Pajisja regjistron gjurmët e gishtave dhe printohet raporti i identifikimit që administrohet nga komisioni i qendrës së votimit.”
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi garantoi shmangien e votimit të dyfishtë dhe nxjerrjen e numrit real të votuesve nëpërmjet kësaj pajisje.
“Për herë të parë falë kësaj teknologjie, ne do kemi të dhëna reale mbi numrin absolut të pjesëmarrësve në votim, nuk do ta bazojmë përqindjen në sondazhe por në faktin konkret dhe ne këto të dhëna do t’i bëjm publike.”
Problematika e sigurimit të operatorëve teknikë vijon, për këtë arsye është zgjatur edhe afati i aplikimit.
“Tani që flasim kemi shtyrë afatin e aplikimeve për shkak të mos mbushjes së qendrave të votimit, shpresojmë të kemi 5 mijë operatorë, kemi shtyrë dhe afatin e trajnimit që në ditën e zgjedhjeve të kemi në nivelin më të lartë të votimit me operatorë.”