Kreu i PD-së Lulzim Basha, pas tërheqjes nga zgjedhjet e pjesshme në Kukës, është zotuar se kjo është hera e fundit që kjo forcë politike s’ka kandidat në zgjedhje.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Basha theksoi se do të jenë në terren për të ringritur partinë.

“Respektuam vullnetin e tyre për të mos nxjerrë kandidat, është përgjegjësia jonë që u morëm me luftën ndaj njëri-tjetrit dhe jo me ringritjen e partisë.

Hera e fundit që PD nuk ka kandidat në zgjedhje, duhet të jemi në terren për të ringritur partinë dhe për të qenë në përballje elektorale”, tha Basha.