Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon takim me grupin parlamentar të PD-së.
Në nisje të fjalës së tij, kryedemokrati Berisha ka falenderuar deputetët e opozitës për qëndrimin që kanë mbajtur pasi është rrëzuar kërkesa e tyre për mocion me debat me Kryeministrin Rama përsa i përket çështjes “McGonigal”.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së Berisha ka thënë se PD nuk e lëshon Parlamentin dhe ka thënë se do të vijojë rezistenca, pasi siç e thekson ai është zëri i interesave të qytetarëve teksa ka thënë se Shqipëria ka nevojë jetike për përmbysjen e Edi Ramës.
Berisha e ka quajtur një turp të madh atë që ai e quan “akti korruptiv i Ramës me një prej zyrtarëve më të lartë të FBI-së”, duke iu referuar McGonigalit. Berisha ka thënë se kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s nuk mund të shkelte kurrë rregullat e NATO-s.